Aleksandar Mitiq, i ashtuquajturi “analist politik” serb në shërbim të presidentit aktual serb, ka pretenduar se “nuk pres një përparim dramatik në takimin në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë që do të mbahet sot në Bruksel, megjithëse është e qartë se atje është një vullnet i qartë i Serbisë për të arritur një përparim”, raporton tabloidi i regjimit serb “Blic”, transmeton Paparaci.
“Ajo që kemi dëgjuar së fundi nga “i ashtuquajturi” ambasador i SHBA në Prishtinë dhe nga Kurti është thjesht diçka që është absolutisht e papranueshme si për Beogradin ashtu edhe për serbët e Kosovës. Pra, jemi në një situatë shumë delikate ku duhet ta zgjidhim këtë problem pikërisht për shkak të pozitës dhe për shkak të “situatës së vështirë” për serbët e Kosovës, dhe nga ana tjetër, ajo që po ofrohet aktualisht, të paktën sipas asaj që dimë, sepse janë të paktë ata që e kanë parë atë draft, nuk është mirë, nuk është e pranueshme për palën serbe, nuk pres ndonjë progres dramatik në takimin e Brukselit, por është e qartë se në Beograd “ka një vullnet të qartë” për të bërë përparim. Nuk jam i sigurt se ka një vullnet të tillë në Prishtinë dhe se Kurti është i gatshëm për çfarëdo pushteti ekzekutiv, çfarëdo lloj autonomie”, ka pretenduar Mitiq./Paparaci.com