Të fundit

Vjen lajmi i shumëpritur për ish-punëtorët e “Ballkanit”: Qeveria miraton vendimin

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për shpronësim të pronës së paluajtshme ish-shoqërore “Ballkani” Njësia Damper për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kështu, është miratuar edhe ndarja e 20% për ish-punëtorët e Ballkanit, raporton Paparaci.

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij tha se ka zgjatur tejet shumë padrejtësia ndaj ish-punëtorëve të Ballkanit.

“Me përfundimin e procedurës së shpronësimit sipas hapave ligjor të ndërmarra nga MMPHI do të kompenzohen në vlerën prej 20 për qind të shumës edhe punëtorët e ish fabrikës “Ballkani”. Padrejtësia ndaj të cilëve në kuptim zbatimi detyrimi ka zgjatur tejet shumë. Qeveria jonë sigurohet në përmbushjen e të drejtave të punëtorëve”, u shpreh Kurti./Paparaci

 

 

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci