Banori i edicionit të dytë të Big Brother Vip Kosova, Ylli Dervishaj i njohur ndryshe si Buci pak ditë pas hyrjes në shtëpi ka marrë vëmendjen e publikut.
Buci që nga hyrja e tij në shtëpi ka zhvilluar debate mjaft të ashpëra me banorët e shtëpisë ku është komentuar loja e tij.
I njëjti para 13 vitesh është shpallur fitues i një tjetër reality shou, “Shpija e Kosovës” në edicionin e tij të dytë.
Së fundmi,në rrjetet sociale ka qarkulluar një video e tij, në momentin kur u zgjodh fitues i formatit i cili kishte arritur në finale së bashku me MC Qoppën, Arin, ndërkohë që në pozitë të dytë u rendit Valoni.