Të fundit

Qeveria merr një vendim për rezervat shtetërore, mbledhja mbyllet për publikut

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit vjetor 2023 për rezervat shtetërore të mallrave.

Qeveria e Kosovës ka kaluar në mbledhje të mbyllur për të diskutuar lidhur me këtë propozim-vendim.

Para se të kalohet në mbledhje të mbyllur, kryeministri Albin Kurti kritikoi qeveritë paraparke, për të cilat tha se kanë bërë planifikim të varfër në këtë drejtim.

Kurti tha se janë ndërmarrë një sërë reformash në këtë fushë, për të siguruar mirëqenien e qytetarëve.

“Pika e pestë është shqyrtimi i propozimit-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e programit vjetor 2023 për rezervat shtetërore të mallrave. Për të siguruar mirëqenien e qytetarëve tanë, kemi ndërmarrë një sërë reformash. Politikat tona janë reflektuar përmes ndryshimit të ligjeve, duke siguruar kështu standard të caktuar minimal për avansimin e politikave. Ndër këto, kemi siguruar edhe buxhet shtesë dukshëm më të lartë në krahasim me planifikimin e varfër të qeverive paraprake për sigurimin e rezervës shtetërore, buxheti i këtillë ka reflektuar edhe me ndryshim të programit vjetor të rezervave shtetërore të mallrave. Në dritën e këshillave nga institucionet përgjegjëse të sigurisë, të dhënat e këtilla nuk do të bëhen publike, por sipas legjislacionit përkatës në fuqi, do të klasifikohen.

Para se t’ia kalojë fjalën Ministres Rozeta Hajdari e cila do ta bëjë shpalosjen e e programit vjetor 2023 për rezervat shtetërore të mallrave, e lus administratën që nga tani e tutje mbledhje ta mbahet e mbyllur me praninë e kabintetit qeveritar me të drejtë vote”, tha Kurti.

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci