Të fundit

Sondazhi i fundit parazgjedhor në Serbi: Kryeson Vuçiqi me 39,2 për qind

OJQ “Mendimi i ri politik serb” ka publikuar një sondazh të nëntorit të opinionit publik serb për pozitën aktuale të shtetit dhe serbëve të Kosovës, gjegjësisht gjendjen e tyre në pushtetin aktual. MRPS kishte pyetur qytetarët që të deklarojnë se për cilën parti do të votojnë.

Rreth 57.3 për qind e të anketuarve mendojnë se pozita e Serbisë, si dhe pozita e komunitetit serb në Kosovë, është më e dobët nën pushtetin aktual.

Vetëm 10 për qind e të anketuarve në këtë anketë besojnë se kjo pozitë është më e fortë, ndërsa 7.8 për qind e tyre besojnë se pozita e Serbisë dhe serbëve në Kosovë është e njëjtë si më parë.

Pjesa tjetër e përqindjes së të anketuarve, që është një numër i vogël prej 24,9 për qind të numrit të përgjithshëm të qytetarëve të anketuar, nuk ka fare mendim për këtë çështje, transmeton Paparaci.

Dhe ndonëse një shumicë e konsiderueshme e atyre që iu përgjigjën pyetjes mendojnë se pozita e Serbisë me qeverinë aktuale është më e dobët, shumica e të anketuarve në këtë sondazh të nëntorit do të votonin sërish për presidentin aktual serb.

Në pyetjen konkrete “Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, për cilën parti, listë apo koalicion do të votonit”, 39.2 për qind e tyre do të zgjidhnin Aleksandar Vuçiqin.

Nga ana tjetër, 25.8 për qind e tyre kanë deklaruar se do të votojnë “Serbinë kundër dhunës”. Përqindja e atyre që do të votonin për Ivica Daçiqin dhe Dragan Markoviq-Palmën është më e vogël – 8,1 për qind.

Vetëm 3,2 për qind do ta mbështesin Partinë Popullore – “Zgjedhje e sigurt, njerëz seriozë”, dhe vetëm 2,5 për qind do të mbështesin partinë “Mjaft është”, gjegjësisht Sasha Radulloviqin dhe Boris Tadiqin.

8,4 për qind e qytetarëve të anketuar do të votonin për “opozitën, por nuk e di për kë”, 3,3 për qind e tyre nuk do të zgjidhnin asnjë nga kandidatët e ofruar, por dikë krejtësisht tjetër.

Më shumë se 20 për qind e të anketuarve nuk kanë mendim për këtë çështje./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci