Të fundit

Diskutimi tre orësh i Ali Ahmetit me ambasadorë, në fokus edhe dialogu Kosovë-Serbi

Kreu i partisë shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mbrëmë është takuar me René Troccaz, ambasador dhe i dërguar special për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme, Cyrille Baumgartner, ambasador i Francës në vendin tonë, Bernard Valero, ish-ambasador i mëhershëm i Francës në vendin tonë dhe Mathie Abgrall, nga Misioni i Evropës Ballkanike, në kuadër të Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme.

Për rreth 3 orë ata diskutuan për zhvillimet politike në vend dhe rajon duke u përqëndruar kryesisht mbi ndryshimet kushtetuese dhe integrimin europian, zgjedhjet në vend, si dhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

“Pa ndryshimet kushtetuese, rruga jonë europiane është e bllokuar. Pengesa e miratimit të amandamenteve kushtetuese është bllokim i qëllimshëm i integrimit tonë europian.

Qytetarët dhe vendi nuk kanë kohë për kalkulime për përfitime partiake në kurriz të së ardhmes së tyre europiane.

Sa i përket dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, theksova që njohja e ndërsjellë është zgjidhja e vetme që garanton paqen, sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit”, shkruan Ahmeti.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci