Të fundit

Haradinaj: Qeveria po i shkakton humbje Kosovës, buxheti i vitit 2024 më i vogli që nga çlirimi i vendit

Në seancën ku po diskutohet Ligji mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2024, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se kjo është rritja më e vogël e një buxheti që nga çlirimi i vendit.

Kështu vlerëson Haradinaj duke shtuar se duhet pasur parasysh shkallën e inflacionit këtë vit dhe në vitin që vjen, raporton Paparaci.

“Duke pasur parasysh shkallën e inflacionit këtë vit dhe në vitin që vjen. Kjo është rritja më e vogël e një buxheti që nga çlirimi i vendit. Rritja e vlerës së koeficientit të pagave nga 105 në 110 nuk është rritje por zvogëlim real i pagave. Indeksi i çmimeve te konsumit është 5.1 për qind këtë vit dhe 2.7 për qind i paraparë për vitin 2024. Shqetësuese është nënçmimi që u bëhet disa kategorive sikur policia e Kosovës, shëndetësia, drejtësia e të tjerë të dëmtuar”, thotë ai.

Haradinaj tutje thotë se kjo qeveri me buxhet të painvestuar po i shkakton humbje Kosovës në të gjithë sektorët.

“Me këtë sjellje të këtyre nuk e di këta njerëz a janë të këtij vendi”.

Kurti: Buxheti i vitit 2024 më i madhi ndonjëherë, e forcon mbrojtjen

 

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci