Të fundit

NATO përmirëson flotën me aeroplanë të gjeneratës së ardhshme

NATO po rinovon flotën e saj të avionëve të zbulimit të radarëve pasi aleatët miratuan sot blerjen e gjashtë aeroplanëve Boeing E-7A Wedgetail të mërkurën.

Aeroplani i parë duhet të jetë funksional deri në vitin 2031.

“Aeroplanët e mbikëqyrjes dhe kontrollit janë thelbësorë për mbrojtjen kolektive të NATO-s dhe mirëpres angazhimin e aleatëve për të investuar në kapacitete të nivelit të lartë”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ky investim në teknologjinë më të fundit tregon forcën e bashkëpunimit të mbrojtjes transatlantike, ndërsa ne vazhdojmë të përshtatemi me një botë më të paqëndrueshme”, theksoi ai.

NATO nuk komentoi koston e saktë të planit, megjithëse disa tregues të qeverisë britanike, vlerësuan një kosto të blerjes së tre aeroplanëve në 1,89 miliardë paund (2,35 miliardë dollarë).

Deri më sot, NATO ka operuar një flotë aeroplanësh E-3A për Paralajmërim dhe Kontroll Ajror (AWACS) që nga vitet 1980, të përdorura kryesisht për të monitoruar hapësirën ajrore të Evropës Lindore.

Flota me bazë në Gjermani aktualisht përbëhet nga 14 aeroplanë dhe ka qenë e përfshirë në të gjitha misionet kryesore të NATO-s, duke përfshirë luftën kundër terrorizmit dhe në luftën e Kosovës.

Video nga Paradoks

“Jemi dëshmitarë të fenomenit të eskortave”: Kirurgu plastik pyetet për operacionet plastike te vajzat shqiptare, flet mbi arsyet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci