Të fundit

Reagojnë Zjarrfikësit e Kosovës pas miratimit të shtesave të rrezikshmërisë për policët

Zjarrfikësit e Kosovës kanë reaguar pas vendimit të sotshëm për miratimin e shtesave për rrezikshmëri në punë.

Përmes një reagimi të gjatë për media ata thanë se janë në gjendje të rendë dhe se nuk janë duke u përkrahur nga Qeveria.

Në këtë reagim ata kanë bërë publike edhe njëherë kërkesat e tyre, e një prej tyre është edhe pagesa e shtesave të rrezikshmërisë.

Reagimi i plotë:

Të ballafaquar me një situatë shumë të rënd sa i përket, organizimit, finacimit dhe menaxhimit te shërbimit të Zjarrfikikjes dhe Shpëtimit ne vendë, kemi vendosë qe edhe një here të ;ju dërgojmë një letër publike për të shprehur pakënaqësitë dhe shqetësimet tona lidhur mos gatishmërinë e institucioneve vendimmarrëse qe kjo gjendje te përmirësohet dhe te sigurohen kushte normale për punë. Sot ne mbledhjen e Qeveris, me vendim u siguruan mjetet per rrezikshmëri ne pune per policinë e Kosovës, ky vendim selektiv vetëm për një kategori te institucionit per siguri, duke i përjashtuar zjarrfikësit, institucionin me specifike te veçanta, nder profesionet me rrezikshmëri te lartë për shëndetin dhe jetën, ka irituar dhe ka shqetësuar pa masë zjarrfikësit e Kosovës, ky vendim është i pa pranueshëm edhe një here dëshmon se zjarrfikësit nuk kanë përkujdesje institucionale, pa mbështetje, te diskriminuar me vite, te denigruar, dhe te përbuzur me dekada.

Zjarrfikësit e Kosovës ende nuk janë Kompensua per ndërrime te natës, festat shtetërore dhe fetare, orët jashtë orarit ( per vitin 2022) mandej mos kompensimi i obligimeve per shtesa edhe te vitit 2023 dhe mos pagesa edhe e orëve jashtë orarit te ftuar ne mobilizim ne Veri, kjo gjendje dhe ky diskriminim ka arritur kulmin dhe zjarrfikësit e Kosovës kerkojn drejtësi dhe kërkesat te plotësohen urgjentisht.  Ju kemi drejtua Institucioneve te Shtetit, Ekzekutivit dhe legjislativit, kemi kërkuar qe kjo gjendje e krijuar urgjentisht te rregullohet, mirëpo asnjë përgjigje lidhur me kërkesat e drejtuara nga Sindikata nuk ajn mare parasysh, kjo heshtje e institucioneve është e pa pranueshme dhe e pa justifikueshme, si mund te heshtet dhe te jen indiferent karshi gjendjes se krijuar ne shërbimin e zjarrfikësve te Kosovës

Prandaj edhe Apelojm dhe kërkojmë, nga institucionet qeveritare, nivelit Qendror dhe Lokal, ministrive përkatëse, Deputetëve qe urgjentisht te veprohet dhe të angazhohen qe te rregullohet pozita e pa zgjedhur e Zjarrfikësve, që të mbrojnë interesat e shërbimit të zjarrfikësve, të shqyrtohet gjendja e rend qe ka kapluar shërbimin e zjarrfikësve, urgjentisht të sigurohen mjete buxhetore dhe të na krijoni mundësi, te krijoni kushte normale dhe ti kryeni obligimet që keni ndaj Zjarrfikësve të Kosovës, angazhohuni që shërbimi i të jetë funksional dhe të jete i gatshëm që të kryej misionin në mënyrë te dinjitetshme.

Për kërkesat tona të drejta të bazuara në ligje presim qe 2 (dy) dekada, durimi i zjarrfikësve është humbur, kjo gjendje e krijuar është e pa përballueshme dhe e pa pranueshme. Prandaj Apelojmë qe urgjentisht te analizohet gjendja e krijuar ne ketë shërbim; te sigurohet buxhet per vitin 2024, derisa te definohen kompetencat ne mes te MPB /AME, dhe Komuna kërkesat tjera janëKërkesat e Sindikatës së Zjarrfikësve janë:

 Te filloj te kompensohet rrezikshmëria ne punë;

 Sigurimet shëndetësore;

 Te ngritët stafi me zjarrfikës te rinj, numri i tanishëm jashtë çdo kriteri;

 Kontrollet sistematike te zjarrfikësve;

 Te kompensohen obligimet per orët jashtë orarit, festat shtetërore dhe ndërrimet e natës, per vitin 2022, siç jemi dakorduar ne takim mbajtur me dt.

19.11.2021 me zv. Kryeministrin Z. Besnik Bislimi, Ministrin Z. Hekuran Murati dhe Ministrin, Z. Xhelal Sveçla,

 Të kompensohen ndërrimet e natës, festat Shtetërore dhe orët jashtë orarit, per vitin 2023 .

 Të definohen kompetencat menaxhuese ne mes AME/MPB-Komuna

 Të përmirësohen kushtet e punës, të sigurohen pajisje dhe mjete për punë;

 Të sigurohet shujta

Kërkojmë urgjentisht qe te analizohet gjendja e rënd qe ka kapluar shërbimin e zjarrfikjes dhe shpëtimit ne Kosovë, për ndryshe zjarrfikësit e kanë humbur Durimin dhe unanimisht kërkojnë qe per shkak te mos realizimit te kërkesave dhe pritjeve me vite, mos përfilljes dhe anashkalimit qe i’u bëhen zjarrfikësve te organizojnë Protestë,

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci