Të fundit

Macron: Tensionet në Kosovë janë qetësuar pak – nuk shqetësohem për rifillim të konfliktit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë qëndrimit të tij në Lozanë, ka takuar presidentin e Konfederatës Zvicerane, Alain Berset. Në takimin që dyshja zhvilloi me studentë të Universitetit të Lozanës u përmend edhe Kosova.

Nga audienca, Macron u përball me pyetjet për tensionet në Kosovë.

“Janë qetësuar paksa tani”, tha Macron, duke nënvizuar shpresën e tij se liderët e dy vendeve, do të pranojnë planin.

Megjithatë, presidenti francez frikësohet për konflikte ndëretnike që po zhvillohen nëpër pjesë të ndryshme të botës.

“Jam i shqetësuar, por nuk jam i shqetësuar për rifillimin e konfliktit në Kosovë”, deklaroi Macroni.

Gjatë kohës sa po mbahej ky takim, para ndërtesës u zhvillua një protestë pro-palestineze. Policia bllokoi turmën.

Gjithashtu, gjatë të enjtes, në Bruksel po zhvillohen takime të ndara në nivel kryenegociatorësh me emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq janë takuar ndarazi me emisarin Lajçak.

Nuk dihet nëse këto takime kanë prodhuar kushtet e nevojshme për një takim trepalësh. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci