Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërrit në shtetin e Moldavisë, ku nesër do të zhvillojë ndeshjen kundër Moldavisë.
Skuadra është nisur paradite nga aeroporti i Tiranës për të mbërritur në drekë në kryeqytetin moldav e duke u akomoduar menjëherë në hotel.
Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se i gjithë grupi gëzon formë shumë të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë nga lojtarët.
Kombëtarja do ta zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në ora 17:00 në stadiumin e ndeshjes, ndërkohë që po sot trajneri Sylvinho do të jetë në konferencën zyrtare për shtyp në stadiumin e ndeshjes në ora 16:15.
Shqipëria do të luajë nesër në mbrëmje me Moldavinë sfidën e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’. Ndeshja është planifikuar të fillojë në ora 18:00 dhe do të luhet në stadiumin ‘Zimbru’.