Të fundit

Murati në kuvend ‘godet’ Ramën: I mirë është për fotografi, për punë pak ma kadale

Hekuran Murati i është përgjigjur akuzave të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës rreth ‘bllokimit’ të investimeve në Komunën e Prishtinës.

Ministri i Financave tha sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, në të cilin po diskutohet projekt-buxheti për vitin 2024, se Komuna e Prishtinës ka pasur suficit në buxhet në dy vitet e fundit.

“Suficiti në fund të vitit 2021 në Komunën e Prishtinës, ka qenë 31 milionë euro. Në fund të vitit 2022, suficiti ka qenë 49 milionë euro. Ju e keni rritë suficitin, qetu është problemi. E sivjet ka me qenë edhe ma i lartë”, ka thënë ai.

Murati ka thënë se qeveria i ka financuar disa projekte të mëdha në Prishtinë, për të cilat ka thënë se ka bërë fotografi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“A sa i përket punëve? Fotografi po, ama punë nuk e di. Se për fotografi e di. P.sh. tu u nis prej Lojërave Mesdhetare, ngrohjes qendrore të qytetit, financimi i koncertit në Pallatin e Rinisë… do të thotë për të gjitha këto fotografitë i ka postu, edhe i pari, sepse ne s’po kemi kohë. Mirëpo me punu ai, pak ma kadale”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

“Jemi dëshmitarë të fenomenit të eskortave”: Kirurgu plastik pyetet për operacionet plastike te vajzat shqiptare, flet mbi arsyet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci