Të fundit

Gjermania bastis shoqatat myslimane që dyshohet se kanë lidhje me Iranin

Policia gjermane ka kryer bastisje në shkallë të gjerë në disa shoqata myslimane që dyshohet se janë të lidhura me regjimin iranian. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se bastisjet u kryen në kuadër të një hetimi mbi aktivitetin e Qendrës Islamike në Hamburg (IZH) dhe pesë grupeve të tjera që dyshohet se kryenin aktivitete kundër rendit kushtetues në Gjermani.

“Për të sqaruar më tej këtë dyshim dhe për të siguruar prova, gjithsej 54 prona në shtatë shtete federale janë kontrolluar që nga ora 6 e mëngjesit me urdhër të gjykatave administrative përgjegjëse”, njoftoi ministria gjermane.

Më tej, ministria tha se autoritetet e sigurisë po ashtu po hetonin pretendimet se IZH-ja mbështet aktivitetet e Hezbollahut, duke shtuar se grupi ishte klasifikuar si një organizatë terroriste dhe aktivitetet e tij janë të ndaluara në Gjermani, raporton media turke

Ministria gjermane pretendoi se aktivitetet e IZH-së kishin për qëllim përhapjen e ideologjisë revolucionare të regjimit iranian dhe tha se grupi kishte ndikim të madh ose kontroll të plotë në disa shoqata dhe xhami në të gjithë vendin. Bastisjet u kryen në Hamburg, Saxony, Hesse, Baden-Württemberg, Bavari, Berlin dhe Rhine-Westphalia Veriore.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci