Të fundit

Jep dorëheqje një prej anëtarëve të Bordit të OSHP-së

Agon Ramadani ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, raporton sot Koha.net.

“Po, për arsye personale, kryesisht për shkak të angazhimeve tjera të tanishme dhe që parashoh t’i kem në të ardhmen”, ka thënë ai.

Kuvendi pati zgjedhur në qershor të vitit të kaluar anëtarët e Bordit – Nita Bejta, Kimete Gashi, Vedat Peterqoj dhe Agon Ramadani – dhe kryetaren e tij, Vjosa Gradinaj-Mexhuani.

Deri atëherë, mbi një vit ishin bllokuar qindra miliona euro në institucionet e ndërmarrjeve publike si pasojë e moszgjedhjes së Bordit të OSHP-së.

Për qindra tenderë, bizneset kanë paraqitur ankesa e institucionet kanë ndalur derdhjen e miliona eurove, ngase ato duhet që në bazë të Ligjit për Prokurim të shqyrtohen nga bordi i saj. Kësisoj, me qindra afate ligjore për vendim rreth ankesave janë tejkaluar.

Qeveria në maj, para se të shkonte për miratim në Kuvend përbërja e Bordit të OSHP-së, pati ndryshuar listën e emrave të propozuar. Pikërisht Ramadani ishte futur më pas në këtë listë në vend të Arbnor Tmavës.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci