Takimi në mes të dërguarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai me Petar Petkoviqin e Serbisë, kanë përfunduar.
Euronews.rs raporton se nga burime të saj ka kuptuar që tema kryesore në takimin Lajçak-Petkoviq ka qenë draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Paralelisht, takime të ndara kanë zhvilluar ekspertët e të dyja vendeve ku është diskutuar për personat e zhdukur dhe energjinë.
Derisa pas përfundimit të takimit me Bislimin, pritet që të ketë një takim trilateral, të ndërmjetësuar nga Lajçak.