Të fundit

Pedro Sanchez merr mandatin e dytë si kryeministër i Spanjës

Pedro Sanchez fitoi mbështetjen e parlamentit të Spanjës për një mandat tjetër si kryeministër të enjten.

Kjo vjen pavarësisht përçarjeve në vend lidhur me vendimin e tij për t’u dhënë amnisti separatistëve katalanas në këmbim të mbështetjes së tyre vendimtare në një votëbesim.

Ai mori 179 vota pro dhe u mbështet nga 8 parti në parlament. “Jo” kryeministrit të ri i thanë 171 deputetë të Partisë Popullore konservatore, të ekstremit të djathtë Vox dhe një deputet nga partia e Navarrës.

Kryetarja e Kuvendit i shpalli rezultatin mbretit Felipe dhe sipas të gjitha gjasave betimi i qeverisë së re të koalicionit të qendrës së majtë do të bëhet të premten ose të shtunën.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci