Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Primozh Gliha, ka folur për ish-ekipin e tij, Dinamon e Zagrebit, për të cilin ka luajtur në kohën kur ishte lojtar aktiv.
Ai me bindje të plotë thotë se në Kosovë ka futbollistë që mund pa telashe të luajnë për ekipin më të madh të Kroacisë.
Madje thotë se portieri Arijanet Muriq do të ishte përforcim ideal për Dinamon. Sipas tij, Dinamo pa pikë problemi për çdo vit do të shpallej kampion i Kroacisë në portë me Muriqin.
I pyetur nëse ka lojtarë për Dinamon në Kosovë, Gliha është përgjijgur:
“Ka! Duke nisur nga portieri im në kombëtare Arijanet Muriq. Ai mbron në Angli, për Burnleyn. Para kësaj skuadre ai ishte te Manchester City. Me të Dinamo do të fitonte çdo vit titullin kampion në Kroaci! Është një portier i madh, një njeri i madh. Është gati dy metra. Tani ata sollën një anglez të ri, James Trafford, në Burlney gjatë verës, kështu që Muriq është rezervë. Ai mbron në ndeshjet e kupës, me notën ‘dhjetë’. Vetëm se ka një rrogë të madhe në Angli. Por Dinamo nuk do të gabon nëse do ta sillte”.