Të fundit

Bislimi: S’diskutuam për Asociacionin, pa nënshkrim s’nis zbatimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se në takimin e sotëm me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë – Beograd, Miroslav Lajçak, nuk kanë diskutuar për draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pasi siç ka thënë Bislimi, pozicioni i Kosovës është bërë i qartë që më 26 tetor nga kryeministri Albin Kurti në takim me liderët evropianë.

Kryenegociatori i Kosovës dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, u takuan veç e veç me Lajçakun gjatë ditës së sotme në Bruksel.

Në një prononcim pas përfundimit të takimit, Bislimi ka thënë se pa u nënshkruar të tri marrëveshjet, nuk do të fillojë puna për formimin e Asociacionit.

“Në agjendë ka qenë si pikë [diskutimi për draftin e Asociacionit]. I kemi treguar Lajçakut se kemi pozicion të qartë siç e ka dhënë kryeministri më 26 tetor. Jemi të gatshëm ta pranojmë dokumentin në plotëni, të nënshkruajmë së bashku me dy dokumentat tjera. S’kemi pasur nevojë për sqarime shtesë nga ana e BE-së, prandaj edhe s’kemi diskutuar. Drafti që i është sjell Kosovës ka pasur kujdes të shtuar për Kushtetutën e Kosovës. Por a është në haromi të plotë, do ta vendosë Gjykata Kushtetuese. Nuk mund të nisë puna pa nënshkrim, pasi duhet garanca që kemi marrëveshje valide e cila pastaj krijon obligime edhe për palën tjetër”, ka thënë Bislimi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka vlerësuar se pika më e rëndësishme e takimit të sotëm ka qenë diskutimi për finalizimin e draftit të sekuencimit të marrëveshjes bazike të 17 shkurtit dhe aneksit të 18 marsit.

“Drafti i ri e fut për herë të parë paralelizmin e plotë në zbatimin e marrëveshjes apo zbatimit më të balancuar dhe ne jemi përpjekur që këtë draft t’i japim komentet finale në mënyrë që të jetë i pranueshëmn për palën tonë. Mendoj se ka pasur një gatishmëri nga Lajçaku që t’i akomodojë propozimet tona sepse janë argumentuar mirë në detaje. Do t’i dërgojmë sot komentet në formë të shkruar dhe inkorporuar në draftin e tij për të ecur tutje”, ka thënë ai.

Kryenegociatori i Kosovës tutje ka treguar se në takim është diskutuar edhe çështja e të pagjeturve, ku sipas tij, pasi u pranua një ndryshim nga pala kosovare, dokumenti është konsideruar si i adoptuar.

Bislimi ka thënë se Lajçaku mendon se janë shumë afër nënshkrimin të marrëveshjes për energji. E ka dhënë javën e ardhshme si afat të fundit.

“Kemi diskutuar për çështjen e energjisë. Lajçaku mendon se jemi shumë afër nënshkrimit të marrëveshjes dhe ka sjell vetëm dy-tri propozim/ndryshime të vogla në kontratën për nënkontraktim mes KEDS-it dhe Elektroserverit. Ne do të japim komentet tona. Java e ardhshme do të jetë e fundit kur duhet të nënshkruhet kontrata dhe të fillojë zbatimi”, ka theksuar Bislimi.

Lajçaku, siç thotë Bislimi, e ka përgëzuar Kosovën për suksesin e konvertimit të targave në RKS të serbëve në veri. Për këtë çështje, ai thotë se janë diskutuar vetëm dy-tri hapa shtesë që mund të bëhen për serbët pasi t’i konvertojnë targat [marrja e patentë shoferëve, hapje e një autoshkolle në katër qytetet në veri].

“U diskutua për hapat e radhës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Kishte shqetësim të vogël për përmbajtjen e formularit që do të përdoret për mbledhjen e nënshkrimeve. Mund ta akomodojmë kërkesën e BE-së, e cila ishte për të mos vendosur numrin e telefonit në formular”, ka thënë Bislimi.

Bislimi ka thënë se nuk është diskutuar për takime të radhës, por ka shtuar se Lajçaku do një takim të veçantë ku diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara.

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka pranuar se zgjedhjet në Serbi, të planifikuara për në dhjetor, e kanë dëmtuar procesin e dialogut dhe kjo sipas tij është bërë me obstruksion.

“Kjo krijon edhe paqartësi se si të ecim tutje”, ka thënë Bislimi.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci