Të fundit

Arrestohet 31-vjeçari në Suharekë, vodhi 500 euro në xhami

Policia ka njoftuar se sot është arrestuar një person ku dyshohet se ka vjedhur një shumë prej 500 eurove në “Xhamin e Bardhë” në Suharekë.

Ankuesi i rastit ka raportuar se persona të panjohur, gjatë natës, kanë thyer tre xhama të dritareve dhe dy xhama të derës së hyrjes së xhamisë në Suharekë.

Të njëjtit dyshohej se kanë depërtuar brenda xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur një shumë të parave të gatshme, rreth 500 euro.

Policia i është përgjigjur rastit, hetuesit policor të Stacionit Policor të Suharekës, pas një pune operativo hetimore kanë arrit që të identifikojnë, të lokalizojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për këtë rast.

“Te i dyshuari (A. T. 31 vjeçar nga Shiroka e Suharekës) janë gjet edhe dëshmitë, parat e vjedhur në xhami , rreth 500 euro. Mjetet (parat ) e gjetura janë sekuestruar, ndërsa i dyshimti me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet ne njoftimin e policisë.

Ndërkohe kundër të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, i cili do të përcillet në Prokurorin themelore .

Video nga Paradoks

“Jemi dëshmitarë të fenomenit të eskortave”: Kirurgu plastik pyetet për operacionet plastike te vajzat shqiptare, flet mbi arsyet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci