Të fundit

Kishin urdhërarrest ndërkombëtar për trafikim me drogë, arrestohen tre persona në Shqipëri

Policia e Shtetit ka kapur tre persona të kërkuar ndërkombëtarisht për trafikim të lëndëve narkotike.

Ky arrestim vjen nga një operacion i policisë shqiptare në koordinim me Zyrën e Interforcës italiane, në Shqipëri, pas hetimeve të kryera nga prokuroritë e Padovas dhe Venecias.

“Në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë italiane dhe me GDF-në, për goditjen e grupeve/organizatave kriminale në fushën e narkotikëve, me veprimtari në të dy shtetet, ka vijuar në Shqipëri, operacioni policor ndërkombëtar antidrogë i koduar ‘PUZZLE 2020′”.

“Gjatë këtij operacioni u kapën në vendin tonë, shtetasit shqiptarë A. K., 54 vjeç, J. K., 27 vjeç dhe E. A., 46 vjeç. Për këta 3 shtetas është lëshuar urdhërarresti ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në kuadër të procedimit penal nr 3544/21, të Drejtorisë së Antimafias, së Distriktit të Venecias”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci