Të fundit

Urdhërohet riklasifikimi i provave të pranuar nga dëshmitari Gjergj Dedaj në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) është bërë riklasifikimi i disa provave të cilat janë pranuar nga dëshmitari me kodin 03825, si prova materiale publike në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ky urdhër është marrë nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III. Ndërsa, në këtë çështje, kodin e tillë e mbante dëshmitari Gjergj Dedaj.

“Lidhur me riklasifikimin e provave të caktuara materiale të cilat i janë parashtruar në kuadër të dëshmitarit 03825. Trupi gjykues është informuar që palët janë pajtuar ndërmjet tyre “interpartes” që provat materialet të caktuara të pranuara nga dëshmitari 03825 mund të riklasifikohen si prova materiale publik, kështu që trupi gjykues urdhëron që provat materiale P681, 682, 683, 84, dhe 86 të riklasifikohen si prova materiale publike”, tha gjyqtari Smith III.

Ndryshe, dëshmitari Sadik Halitjaha është duke e vazhduar dëshminë e tij si dhe në pyetje është duke e marrë mbrojtja e Rexhep Selimit përmes avokati Geoffrey Roberts, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Dëshmitari Sadik Halitjaha ka thënë se për Rexhep Selimin që ishte inspektor i përgjithshëm në kohën e luftës e ka kuptuar kah fundi i saj.

Halitjaha tha se Selimi asnjëherë nuk ka thënë se ai është inspektor ose që po dëshiron që të inspektoj diçka.

“Kah fundi i luftës po, mbas prillit e mas e dinim që ishte, por nuk është paraqitë asnjëherë me ardh tek ne me thanë që unë jam inspektori apo që du me e inspektu këtë cështje ose po du diçka, jo, në atë kuptim jo”, tha Selimi.

Në kohën e luftës, Halitjaha thotë se me Rexhep Selimin janë takuar vetëm në një rast.

“Ka ardhur një rast Rexhep Selimi dhe nuk është paraqitur si inspektor fare, por është paraqit si Rexhep Selimi dhe unë e kam njoftë vëllain e Rexhep Selimit, Ramadan Selimit nga vitet e ’80 dhe me ka ardh mirë që jam taku me ta dhe e kam pyet ku po shkon, se çka ke dal knej tha du me dal kah zona tjetër kah maja e Zatriçit, me trego kah muj me kalu ku nuk ka forca serbe se ne manim shënime dhe mbanim nen kontroll lëvizjet e forcave serbe. Unë i kam thënë masi je vete i dyti apo tre vetë i kam dhënë edhe dy ushtar të tjerë që ta ndihmojnë për të kalu, përkundrazi kanë ra në pritë dhe kanë bërë luftë me forcat serbe dhe ajo pritë është shndrru në ofensivë serbe kundër zonës tonë dhe unë pak u idhnova në thojza me Rexhen, i thash pse me bane bela këtu çka u ba, tha na nuk patëm faj ram në pritë”, tha Halitjaha.

Dëshmitari Halitjaha tha se faktin se Rexhep Selimi ka qenë inspektor i përgjithshëm e ka mësuar prej të tjerëve.

“Realisht ne e fitum atë pritë, i dëmtuam shumë forcat serbe… Ky rast u kanë me Rexhep Selimin krejt çka e kam pas në luftë dhe unë e kam njoftë si Rexhep Selim, vëlla i Ramadan Selimit dhe jo si inspektor, as nuk me ka thanë se është inspektori, por ne e kemi mësu prej të tjerëve këtë far pune ma vonë, në fund të luftës e pas lufte”, tha Halitjaha.

Video nga Paradoks

"Jam politikani i parë që jam deklaru publikisht që jam ateist": Dardani flet gjerësisht për bindjet e tij e hoxhallarët, bën krahasimin me vende tjera - "Bota kish qenë ma e mirë"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci