Kosova e Zvicra do të përballen edhe njëherë njëra me tjetrën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
“Zvicra e shqiptarëve” do të jetë nikoqire e Kosovës të shtunën në Basel.
Zvicra mund të sigurojë biletën për në Euro 2026, ndërkaq me një fitore eventuale Kosova mund të mbajë gjallë shpresat për kualifikimin tutje.
Kjo ndeshje e rëndësishme i është besuar gjyqtarit portugez, Antonio Nobre. Ai do të drejtojë ndeshjen me ndihmën e kolegëve të tij po ashtu portugez.
Zvicra dhe Rumania kryesojnë Grupin I me 16 pikë, ndjekur nga Izraeli me 12, kurse Kosova me 10 pikë.