Trajneri dhe analisti i futbollit, Ismet Munishi e ka mbështetur sulmuesin Edon Zhegrova pas deklaratës së tij bombastike mbrëmë.
Munishi ka reaguar në Facebook lidhur me deklaratën e sulmuesi anësor, duke e mbështetur atë.
“Eh vakt o vakt…ku dhe me ke po jetojmë … Të jeshë vetvehtja në një botë që në vazhdimsi përpiqet të të shndërrojë në dikë tjetër , është arritja më e madhe. Me Edon Zhegrovën”, thuhet në postimin e Munishit.
Zhegrova kishte reaguar mbrëmë përmes një deklaratë ku shpërfaqi problemet në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Ai theksoi se është refuzuar nga kombëtarja për shkak se nuk arriti të grumbullohej me Izraelin, ndërsa ka deklaruar se probleme ka pasur edhe në të kaluarën.