Të fundit

Haliti: Nuk jam i kënaqur me PDK-në

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, i ka shprehur pakënaqësitë me subjektin e tij politik.

Mirëpo ai po ashtu e sheh këtë situatë si një problem të përgjithshëm opozitar.

“Tani, ekzistojnë disa probleme me të cilat po përballet opozita, ma së pari opozita nuk është unike në qoftë se duam që të kemi një opozitë të fuqishme për t’u përballur me pozitën”, ka thënë Haliti.

“Nuk ka një unifikim as politik, as për të ardhmen, të gjithë, secili kryetar i secilës parti në Kuvend e sheh veten si kryeministër dhe mendon me u bo kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, dhe nga ky aspekt ekziston edhe një konkurrencë edhe aty brenda opozitës, ndërsa ne jemi mësuar me e pa ish-kryeministrin dhe presidentin e Kosovës në fuqinë që e kemi pasë si pozitë atëherë, dhe reagimet që i kemi pasur ndaj opozitës. Por ne kemi pasur një durim të jashtëzakonshëm dhe nuk kemi pasur sistem denigrues çfarë e kanë ndërtu këta për kundërshtarët politik”.

Haliti po ashtu ka folur edhe për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të përgjithshme.

“Kur flet sot diçka, duhet ta kesh parasysh që ke me u përballë nja tre ditë me ushtrinë e atyre që shkrujnë nëpër Facebook, duke u përpjekë me e denigru njerin”.

“Unë normalisht nuk jam i kënaqur me atë që do të duhej me e bë, por po bëjmë përpjekje për ta stabilizu organizimin politik të partisë në të gjitha degët, dhe po besoj që duhet të bëhen edhe zgjedhjet ose nëse Albini vendos me shku në zgjedhje, dhe pse nuk e besoj sepse ai ka një kusht. Nuk mund ta çojë Kosovën në zgjedhje pa nënshkru marrëveshjen, pa e bë marrëveshjen”, ka thënë Haliti.

“Nëse ai e bën veprimin tjetër i cili mund ta çojë Kosovën në zgjedhje, do të ketë problem për veten e tij”.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci