Të fundit

​Krasniqi: Kosova të ketë vend meritor dhe perspektivë të qartë evropiane

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar sot në Bruksel zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë në EEAS, Marko Makovec, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë e rajon dhe procesin e integrimit evropian, me theks të veçantë Pakon e Zgjerimit 2023 dhe Planin e Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

“Në këtë kuadër, vlerësova që edhe Kosova, e cila fatkeqësisht ka mbetur e fundit në këtë proces, duhet ta ketë vendin e vet meritor dhe një perspektivë evropiane të prekshme dhe të qartë”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook.

Krasniqi edhe në këtë takim ka kërkuar që Bashkimi Evropian (BE) t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Video nga Paradoks

U 'kapën keq' në emision me Gani Gecin, Arben Ahmeti sqaron rastin: "I kërkova falje me qef"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci