Të fundit

Qeqa “thumbon” keq Zhegrovën: Po luhet futbollit pa Pelen e spo lun Kosova pa juve

Gazetarja e sportit, Qeqa Krelani ka reaguar ashpër pas deklaratës së Edon Zhegrovës, ku ai hodhi akuza mbi drejtuesit e Përfaqësueses së Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.

Krelani ka qenë mjaft e ashpër ndaj Zhegrovës në postimin e saj, duke marrë shembuj krahasues se si futbollistët kanë lënë klubet e tyre për të përfaqësuar shtetin.

Sipas Krelanit e gjithë kjo situatë ka ardhur pasi tashmë janë prishur raportet mes Zhegrovës dhe udhëheqësve të FFK-së.

Ajo ka kërkuar spastrim tek udhëheqësit e FFK-së dhe futbollistët që nuk janë sillur si duhet me fanellën e Kosovës.

“Me Andoren edhe Izraelin nuk po m’lejon klubi, keshtuqe le t’lujn kta lojtaret e Superliges sepse jane ndeshje pa objektiv. Ama me Zvicren po m’lejon klubi, keshtuqe e du ftesen edhe mundesisht titullar se aty kallet loja, kallet atmosfera, e kqyr krejt diaspora. A PO KUPTON! Pse nuk i that Lilles edhe Napolit PO DU ME SHKU ME LUJT PER ANDOREN, IZRAELIN njejte qysh po insiston per me lujt kunder ZVICRES. Pse qenka loja kunder Zvicres me e rendesishme sesa kunder Andores dhe Izraelit!? Pse ndeshjet e Napolit dhe Lille qenkan me te rendesishme sesa ndeshjet e kombit tond dhe ndeshjet e ekipit te Rashices, Muriqit, Bytyqit etj etj. Sepse ne Zvicer po du me shku se aty kallet neja, kallet atmosfera A PO KUPTON!

A e dini pse keni hesht? Sepse atehere ishit te perkedhelurit e FFK-s, sepse keni ardhe e keni shku kur keni desht, keni vendos edhe ne cilen pjese te lojes me lujt, keni vendos edhe sa minuta me lujt, sepse ne daten e stervitjeve jeni martu ose i keni bo djemt synet. Ne daten e grumbullimit nuk i keni prish pushimet verore. Jeni sjelle sikur faraona!
Silvinjo shkoj ne Europian pa gjigandin Broja. Franca e fitoj boterorin pa gjigandin Benzema e ju po mendoni qe Kosova nuk mundet pa ju? Po luhet futbolli pa Pelen e pa Maradonen e s’po lun Kosova pa juve? Ju keni qene te perkedhelurit e federates. Nuk ka me perkedhelje. Nuk ka mo me ta fitu shoku luften e ti me u ule ne karriken e mbretit. Nuk ka mo ti me ardhe me i kqyr lojtart e superliges sikur gjynaha me vetullen nalt. Nuk ka mo qysh thojshit “argatat” e superliges me i fitu ndeshjet sepse juve po iu duken ndeshje te pa rendesishme edhe tani ne lojt e rendesishme me ardhe si bossa e ata me t’kqyr prej tribunave”, thuhet mes të tjerash në postimin e Qeqës.

Video nga Paradoks

Audio-incizimi: Gërvalla premton që do t’i sjellë para bordit dy agjentët e AKI-së

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci