Të fundit

Kritikat ndaj gjyqtarëve i kushtojnë rëndë Arsenalit, federata angleze merr vendim kundër Artetas

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta pritet të gjobitet nga Federata e Futbollit të Anglisë pas akuzave ndaj gjyqtarëve pas humbjes nga Newcastle.

Arteta ishte i ashpër pas humbjes nga Newcaslte duke e quajtur të turpshëm vendimin e gjyqtarit në dhomën e VAR-it.

Shtëpia e futbollit anglez do të pres deri të martën për të marrë një përgjigje definitive nga Arteta, ndërsa më pas pritet të merret vendimi ndëshkues ndaj tij.

“Komentet e tij përbëjnë sjellje të pahijshme pasi ato janë fyese ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe/ose të dëmshme për lojën dhe/ose e sjellin lojën në reputacion”, thuhet në deklaratën e FA.

Arsenali mbështeti komentet e Artetës në një deklaratë të klubit, ndërsa spanjolli më vonë tha se ishte “detyrë” e tij të mbronte klubin.

Klubi tha se arbitrimi ishte “i papranueshëm”, duke shtuar se lojtarët, trajnerët dhe mbështetësit të gjithë “meritojnë më mirë”.

Humbja nga Newcastle i dha fund një fillimi të pamposhtur në Premier League për Arsenalin, i cili është i treti në tabelë – një pikë larg liderit Manchester City.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci