Të fundit

Muhaxheri për programin “Rruga e Re”: Kosova ka nevojë me u çliru prej ngërrçeve

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëherësh edhe kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka folur për programin politik “Rruga e Re”, i cili në detaje do të shpaloset të dielen e 19 nëntorit në Konventën Programore të LDK-së.

Muhaxheri në “Debat Plus” të Dukagjinit tha se ky program politik është një koncept i ri për zhvillimin e ardhshëm të vendit, i mbështetur në parametrat e zhvillimit ekonomik.

“Rruga e Re është një koncept i ri për zhvillimin e ardhshëm të vendit, i cili është kryesisht i mbështetur në parametrat e zhvillimit ekonomik. Ky vend nevojë me u çliru prej ngërrçave që i ka që 20, 30 vjet edhe me hapë një rrugë të re të zhvillimit ekonomik”, tha Muhaxheri.

Nënkryetari Muhaxheri tha se është duke u punuar një program, në të cilin po punohet ende në të.

“Është duke u punu një program gati që 2 vite, nuk është program perfekt ka me u punu ende në të, janë 28 komisione të cilat vazhdimisht punojnë për me përmirësu dhe ne besojmë që ky vend duhet të ketë shansin e zhvillimit ekonomik dhe me u orientu drejt integrimeve evropiane dhe në NATO”, ka shtuar Muhaxheri.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci