Të fundit

Petkoviq: Rashiqi po përpiqet që Asociacionin ta bëjë shoqatë të “Xhivxhanëve”

Drejtori i zyrës për propagandë kundër Kosovë e ashtuquajtura “zyre e qeverisë serbe për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka deklaruar sot se Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, në çdo mënyrë po mundohet ta bëjë të pakuptimtë Asociacionin, duke e komentuar deklaratën e tij se pas formimit ti Asociacionit, institucionet ilegale serbe definitivisht do të shuhen.

Petkoviq e ka publikuar mesazhin e tij në rrjetin social “X”.

“Ministri i Kurtit Rashiq dëshiron në çdo mënyrë që me urdhër të shefit të tij ta bëjë të pakuptimtë Asociacionin ndërsa nuk kupton asgjë nga dialogu! Ai që tha se Asociacioni është shoqatë e “Xhivxhanëve” (siç i quan Petkoviqi serbët e Kosovës) është i fundit që mund të komentojë për Asociacionin” ka shkruar Petkoviq, transmeton Paparaci.

“Marrëveshja e vitit 2013 dhe 2015 parasheh vazhdimin e funksionimit të të gjitha institucioneve serbe, të cilat për dallim nga situata aktuale do të mbrohen nën ombrellën e Asociacionit. Ministri i Kurtit vazhdon të shpik, sepse vetëm kaq di”, ka pretenduar Petkoviqi.

Me cilësimin e serbëve të Kosovës si “Xhivxhanë”, shihet qartë se sa “mërzitet” Petkoviq për të “mos bërë dallime” në mes serbëve lokalë të Kosovës dhe serbëve të Serbisë”, aq më tepër se ai me profesion është prift ortodoks!/Paparaci.com

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci