Të fundit

‘Zbardhet’ kontrata milionëshe: Qeveria angazhon avokatin Misetiç për mbrojtje në Arbitrazh

Ministria e Drejtësisë, konkretisht Avokatura Shtetërore, ka rekomanduar për kontratë dy kompani të jashtme për mbrojtjen e Kosovës në tri raste në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Siç shkruan sot Demokracia.com, në dy raste është i paditur shteti i Kosovës dhe në një rast po synon të ‘nxirret’ për obligimin prej 20 milionë euro për rastin e humbur ndaj Countur Global. Ministria e Drejtësisë / Avokatura Shtetërore e ka analizuar vendimin final të arbitrazhit dhe është vendosur që ndaj vendimit të ushtrohet padi me propozimin për masën për mosekzekutimin e të njëjtit deri sa të vendos gjykata.

Ndërkohë, qeveria ka pranuar një lëndë nga ICC, rasti nr 28074/HBH, Ki – Kelag Internacional dhe Lumbardhi, me pretendimin për kompensimin e dëmit si pasojë e marrjes së licencave të operimit për prodhimin e energjisë elektrike (hidrocentralet), shkruan Demokracia.com.

Për mbrojtjen tashmë janë rekomanduar edhe kompanitë e avokaturës.

Prokurimi i ministrisë së Albulena Haxhiut i ka zhvilluar negociatat me tri kompani. Për kontratë e ka rekomanduar “Saquire Patton Boggs” US LLP, me vlerë totale 1,180,000.00 euro. Ndërsa, është eliminuar kompania, e cila kishte çmime më të lira për rreth 500 mijë euro, konkretisht “Wagner Arbitration Partnerschaft von Rechtsanëalten” mbB, më vlerë prej 700,000.00 euro.

Studio ligjore fituese, “Saquire Patton Boggs” drejtohet nga Luka Misetiç, avokat udhëheqës i ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit në Hagë.

Po ashtu, për kontratë është rekomanduar edhe “ZFZ Zeiler Rechtsanwaelte” GmbH me seli në Vjenë, me çmim prej 110,000.00 euro.

Arsyeja e anulimit ka qenë se kompania ka ofertuar me çmimin pa TVSH dhe se nuk ka ofruar çmim të përcaktuar për shpenzimet shtesë që lidhen më shpenzimet e ekipit gjatë përfaqësimit.

Lëndë e kontratës do të jenë shërbimet juridike, këshillat strategjike, asistenca dhe përfaqësimi me qëllim të mbrojtjes së interesit të Republikës së Kosovës në çështjen e arbitrazhit apo në procedura të tjera gjyqësore të ngritura nga “paditësi” kundër Republikës së Kosovës, pranë Odës Ndërkombëtare të Tregtisë.

Avokatura Shtetërore ka ushtruar kërkesë që të inicojë procedurat ligjore për emërimin e përfaqësuesit të autorizuar ligjor për mbrojtjen e interesave të Republikës së Kosovës në procedurën e arbitrazhit në fjalë të iniciuar nga palët kërkuese.

Qeveria e Kosovës, po ashtu, ditë më parë ka pranuar vendimin final të arbitrazhit. Sipas padisë së Countur Global kundër Republikës së Kosovës, rasti 26388/HBH, Arbitrazhi ka vendosur në favor të paditësit dhe e ka detyruar Republikën e Kosovës t’ia kompensojë shumën prej 20,053,125.63 euro.

Avokatët Jonathan Rees dhe Toby Cadman kanë ushtruar padi kundër Republikës së Kosovës me pretendimet për mopërmbushje të kontratës, rasti 28041/CPB.

Dihet se vendimi i fundit i Tribunalit të Arbitrazhit e detyron Republikën e Kosovës t’i paguajë kompanisë “Contour Global” një shumë të paracaktuar si kompensim për shpenzimet lidhur me projektin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Kompensimi për kompaninë “Contour Global” është caktuar në lartësi rreth 20 milionë euro, kurse për Republikën e Kosovës në 8 milionë euro.

Ndërsa, më rastet e reja që kanë të bëjnë më atë se Qeveria ka pranuar një lëndë nga ICC, Ki – Kelag Internacional dhe Lumbardhi, me pretendimin për kompensimin e demit si pasojë e marrjes së licencave të operimit për prodhimin e energjisë elektrike (hidrocentralet), para pak ditëve Gjykata Kushtetuese ka dalë me aktgjykim lidhur me vendimin e Gjykatës Supreme për rastin e kompanisë “Kelkos”, për hidrocentralet në Deçan. Kushtetuesja e ka rrëzuar vendimin e Supremes, me të cilin kjo gjykatë i kishte pezulluar lejet dhe licencat për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh.

Në Aktgjykimin e Kushtetueses thuhet se deri në vendimarrjen e Supremes, mbetet në fuqi Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit, e cila i kishte dhënë të drejtë kompanisë “KELKOS”, duke refuzuar kërkesën për pezullim të përkohshëm të lejeve dhe licencave të KelKos Energy të lëshuara nga MMPHI dhe ZRrE.

Sipas Kushtetueses, Aktgjykimi i Supremes “është nxjerrë në kundërshtim me garancitë procedurale të përcaktuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për shkak të mungesës së vendimit të arsyetuar gjyqësor dhe interpretimit dhe zbatimit arbitrar të ligjit, duke e kthyer rastin për rishqyrtim në Gjykatën Supreme”.

Sipas sqarimeve të dhëna në Aktgjykimin e publikuar, deri në vendimmarrjen e Gjykatës Supreme, në fuqi mbetet Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit, i cili ka refuzuar kërkesën e palëve paditëse për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve të kontestuara të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Gjykata në fund theksoi se, Aktgjykimi i saj është nxjerrë vetëm përkitazi me procedurën për pezullimin/shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve të kontestuara të Ministrisë përgjegjëse derisa gjykatat e rregullta të vendosin lidhur me meritat e padisë. Çështja e ligjshmërisë së vendimeve të lartcekura është në shqyrtim para gjykatave të rregullta dhe Aktgjykimi i gjykatës në këtë rast në asnjë mënyrë nuk paragjykon vendimmarrjen e tyre lidhur me meritat e padisë ndaj vendimeve të kontestuara të Ministrisë përkatëse dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë”, thuhet në njoftim, përcjell Demokracia.com.

Republika e Kosovës deri më tani ka pranuar shtatë padi në tribunalet jashtë Kosovës, nga kompani apo persona fizikë. Vlera e përafërt e kërkesave të të gjithë paditësve është 229,133,000.00 euro. Nga këto kërkesa/padi, deri më tani janë përfunduar tri (3) raste, nga të cilat buxheti i shtetit është mbrojtur në shumën prej 136,133,000.00 euro, ndërsa jemi në pritje të një (1) vendimi”, bëhet e ditur nga Ministria e Drejtësisë.

Humbjet e betejave ligjore në Arbitrazhe Ndërkombëtare, llogaritet të kenë ndikim edhe në investimet e huaja në vend.

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci