Të fundit

Skandal i paprecedentë në Francë: Arrestohet senatori i dyshuar se ka droguar një deputete me qëllim dhunimin e saj

Një senator francez u arrestua dhe u mor në pyetje nga policia me dyshimin se kishte droguar një deputete me qëllim përdhunimin ose sulmin seksual.

Joel Guerriau (66), një politikan i qendrës së djathtë “Les Independants”, u arrestua këtë javë në shtëpinë e tij në Paris, e cila u kontrollua së bashku me zyrën e tij.

Prokurorët francezë i thanë Agence France-Presse (AFP) se Guerriau, një senator nga Loire-Atlantique, po merrej në pyetje për “dhënien te një personi, kundër njohurive të tij, të një substancë që mund të ndryshonte gjendjen e tij mendore ose kontrollin mbi veprimet e tij për të kryer përdhunim apo sulm seksual”.

Ngjarja e dyshuar ka ndodhur mbrëmjen e së martës.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci