Njëra prej banoreve më të komentuara të edicionit të dytë Big Brother Vip Kosova, Santiana Maloku, ka treguar një histori familjare që është ndryshe prej të tjerëve, gjatë një interviste para se të hyjë në Big Brother, në “Ftesë në 5”.
Modelja nga Gjakova, ka treguar se sa ishte e vogël kishte menduar se nëna e saj është motra dhe gjyshërit e saj i ka prindër, dhe se si qëndron e vërteta, ajo thotë se e ka kuptuar në moshën shtatë vjeçare.
“Po, kam qenë duke luajtur afër shtëpisë me një kushërinj të nënës time dhe si fëmijë, zënka të vogla, ajo ma tregoi dhe unë u shokova se nuk e prita. Dhe shkova në shtëpi dhe thirra nënën. Edhe hyra në dhomë, se s’e harroj kurrë atë moment edhe ju kam drejtuar motrës time, i thashë ‘Tregomë a je nëna ime, a motra ime’ edhe ajo mbeti, s’diti se si të reagonte. ‘Po, unë jam nëna jote. Hajde ta tregoj krejt. Edhe m’i ka tregu krejt sendet, prej fillimit deri në fund qysh kam qenë, pse kam vendosë mos me më tregu, kanë vendosur që me më tregu kur të rritna dhe pak që me i kuptu më mirë, mos me gjyku nënën time”, thotë Santiana.
E njëjta ka treguar se prindërit e saj janë ndarë menjëherë pas luftës, pasi babai është larguar për në Gjermani dhe nëna e saj e ka rritur e vetme.
Përndryshe nëna e Santinës, e cila quhet Agnesa Maloku, është policja e parë femër në Gjakovë dhe pjesëtare e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.