Federata e Futbollit e Anglisë ka marrë vendim që ta ndëshkojë me heqje prej 10 pikëve skuadrën e njohur angleze, Everton.
Sipas njoftimit, Evertoni i janë hequr 10 pikë për shkak të shkelje të rregullave të fitimit dhe qëndrueshmërisë.
Menjëherë pas këtij vendimi ka reguar klubi anglez duke u shprehur të zhgënjyer me këtë vendim.
“Jemi të tronditur dhe të zhgënjyer”, thuhet në njoftimin e klubit. Ata janë zotuar se do të apelojnë kundër këtij vendimi.
Pas 12 xhirove të zhvilluara skuadra e Everton ka 14 pikë, ndërkaq me këtë vendim ata do të bien në pozitën e fundit në tabelë me vetëm katër pikë, po aq sa edhe Burnley.