Të fundit

Më shumë se gjysmë milioni euro, mësohet kush është futbollisti më i vlefshëm në Kosovë

Faqja e specializuar e statistikave dhe transferimeve, Transfermarkt ka bërë sot përditësimin e fundit në Superligën e Kosovës, duke vendosur vlera të reja për klubet dhe futbollistët.

Vlera e Superligës së Kosovës është rritur ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar. Nga 21 milionë sa vlente vitin e kaluar, tashmë vlera e Superligës së Kosovës është rreth 27 milionë euro.

Klubi më i vlefshëm në elitën e futbollit kosovar është kampioni i Kosovës, Ballkani, që sipas Transfermarket vlen 6.93 milionë euro.

Përpos klubeve, Transfermarket ka bërë përditësimin edhe të futbollistëve. Futbollisti më i vlefshëm në Superligën e Kosovës llogaritet të jetë mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova.

Dellova vlen plotë 600 mijë euro dhe vlera e tij është në rritje. Pas Dellovës më i vlefshmi Bejtulahi i Gjilanit me vlerë të njëjtë sikurse Dellova, ndërkaq vendin e tretë e mban Emërllahu me 550 mijë euro.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci