Ardit Tahiri i Dritës ka shënuar edhe golin e dytë në takimin mes Kosovës U-21 dhe Bullgarisë.
Tahiri arriti ta barazonte përsëri rezultatin ndaj mysafirëve, këtë radhë duke shënuar në minutën e 59-të të ndeshjes.
Sulmuesi i Dritës kishte shënuar fillimisht edhe në minutën e 34-të, duke barazuar rezultatin në 1:1.
Bullgarët shkuan në pushim mes pjesëve me epërsinë prej 1:2, por rezultati tashmë u barazua nga Ardit Tahiri.
Kjo ndeshje i përket ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian.