Të fundit

Stoltenberg javën e ardhshme vjen në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të vizitojë Kosovën të hënën, më 20 nëntor.

Gjatë vizitës së tij, Stoltenberg do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

“Ai gjithashtu viziton kampin Nothing Hill të KFOR-it të NATO-s, ku do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş dhe do t’u drejtohet trupave. Ai do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Teksa, më 21 nëntor, ai do të qëndrojë në Beograd, me ç’rast do takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq.

Më vonë atë ditë, Stoltenberg do të udhëtojë edhe në Maqedoni të Veriut për t’u takuar me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Sekretari i Përgjithshëm do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit.

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci