Kosova U-21 ka arritur të marrë vetëm një pikë ndaj Bullgarisë, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Kosova barazoi me rezultat 2:2, ku të dy golat i shënoi Ardit Tahiri i Dritës.
Bullgarët kaluan të parët në epërsi në minutën e tetë, ndërkaq rezultati u barazua në minutën e 34-të nga Tahiri që shënoi një gol të bukur.
Pak para përfundimit të pjesës së parë mysafirët shënuan përsëri, duke shkuar në pushim mes pjesëve me epërsinë prej 1:2, teksa Tahiri barazoi përsëri rezultatin në pjesën e dytë të takimit.
Me këtë barazim, Kosova ka arritur kuotën e pesë pikëve, duke u pozicionuar në pozitën e katërt në Grupin D.