Të fundit

Kështu dukej terreni i “Fadil Vokrrit” kur mirëmbahej nga punëtorët që u larguan nga Agim Ademi

Terreni i fushës së “Fadil Vokrrit” ishte temë diskutimi tash e sa ditë në mediumet kosovare e ato ndërkombëtare.

Kjo nuk është hera e parë që ka kritika për mirëmbajtjen e gjendjes së fushës në “Fadil Vokrri”, mirëpo ky problem nuk ishte edhe vite më parë.

Ish-punonjësi i stadiumit “Fadil Vokrri”, Benet Rezniqi ka ndarë me ndjekësit e tij disa fotografi se si dukej gjendja e fushës para katër viteve, konkretisht para ndeshjes me Anglinë që ishte zhvilluar në nëntor.

Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” në nëntor të vitit 2019

Në fotot e publikuara vazhdimit nga Rezniqi ndër vite shihet se terreni i “Fadil Vokrrit” ishte krejtësisht ndryshe nga ajo se çfarë kemi sot.

Fusha e stadiumi “Fadil Vokrri” në shtator të vitit të kaluar

Rezniqi së bashku me 10 mbikëqyrës tjerë të stadiumit ishin larguar nga puna në qershor të këtij viti nga Agim Ademi.

Faktikisht që prej atëherë FFK-ja është kritikuar vazhdimisht për terrenin jo të mirë të stadiumit “Fadil Vokrri”.

Kritikat më të ashpra erdhën ditë më parë pas ndeshjes mes Kosovës e Izraelit ku shumë media ndërkombëtare shkruan për terrenin e pa përshtatshëm.

Përpos kritikave, futbollistët shkuan edhe më larg duke marrë krahasime banale për terrenin e “Fadil Vokrrit”, duke e krahasuar atë me stallë derra.

Për largimin nga puna të Rezniqit e mbikëqyrësve tjerë nga FFK-ja nuk janë deklaruar asnjëherë.

Kryetari Ademi u mundua që fajin t’ia lë Komunës së Prishtinës këtë radhë, mirëpo këta të fundit e demantuan atë duke e publikuar kontratë ku përgjegjësi për mirëmbajtjen e stadiumit është Federata e Futbollit e Kosovës.

 

 

 

Video nga Paradoks

“Jemi dëshmitarë të fenomenit të eskortave”: Kirurgu plastik pyetet për operacionet plastike te vajzat shqiptare, flet mbi arsyet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci