Të fundit

Ky është njeriu më i urryer në Izrael për momentin, nuk është palestinez

Në pranverën e vitit 2018, gjenerali në pension Gal Hirsch po qëndronte në një territor të vogël të cilin Izraeli e kishte dhe kujtonte betejat e tij kundër Hezbollahut në Liban.

“Unë vrisja arabët atje,” tha ai, duke treguar me gisht drejt një kodreje.

Por, siç ai pranoi për një gazetar të Financial Times, lufta u ndal para fitores. Tani ish-luftëtari – i cili është nën hetim nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit për dështimet e tij në luftën e vitit 2006 kundër Libanit dhe i është mohuar gradimi në pozitë shkaku i evazionit fiskal – po lufton një betejë tjetër.

I preferuar i të djathtës izraelite dhe bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit Benjamin Netanyahu, Hirsch u emërua kreu i Task Forcës për Rrëmbimet dhe Zhdukjet një ditë pas sulmit të Hamasit më 7 tetor. Në këtë sulm, militantët palestinezë vranë të paktën 1200 izraelitë dhe rrëmbyen më shumë se 240.

Kthimi i Hirsch nga gjysmë pensioni për të menaxhuar krizën më komplekse të pengjeve në historinë moderne të Izraelit, nuk u pëlqen familjeve të pengjeve, të cilët besojnë se politikani i dështuar po përdor gjendjen e tyre për të ringjallur karrierën e tij.

“Shpëtim për Gal Hirsch”, shkruante gjatë këtyre ditëve gazeta Jerusalem Post.

“Gal Hirsch po bën më shumë dëm sesa mirë,” tha Noah Ofek, familjari i një personi që po mbahet peng nga Hamasi. “Qeveria nuk po bën mjaftueshëm – ata thjesht po bëjnë politikë”.

Në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi i tij, Hirsch tha se e konsideron emërimin e tij një mision të shenjtë dhe është i fokusuar në përpjekjen për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur mbi baza vullnetare.

“Unë jam i fokusuar vetëm në misionin, në gjetjen e një mënyrë sa më të mirë për t’i sjellë pengjet në shtëpi dhe për të ndihmuar familjet në kohën e tyre më të vështirë.”

Edhe pse katër pengje u liruan nga Hamasi dhe një u shpëtua, shumica dërrmuese mbeten në robëri gati gjashtë javë pas rrëmbimit dhe disa prej tyre dihet se janë plagosur rëndë kur u morën.

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci