Të fundit

Mbjellen 160 drunjë në Istog, Ferati: Është bërë që të zbutet ndikimi i erërave të forta

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se janë mbjellur 160 drunjë në tri lokacione në Istog.

Ferati, në njoftim ka treguar se aksioni për mbjelljen e drunjëve është marrë bashkë me përfaqësues të organizatës JICA.

“Bashkë me përfaqësues të organizatës JICA, kemi ndërmarr një aksion për mbjelljen e drunjëve të llojit “Pisha të Bardha, Pisha të Zeza dhe Bli” në gjimnazin “Haxhi Zeka” në Istog, Shfmu “Bajram Curri” në Istog dhe Dubravë”, është shprehur Ferati.

Ai ka treguar se është viti i parë që bëhet mbjellja e këtyre drunjëve, por kjo do të vazhdojë edhe në vitet në vazhdim, me qëllim të zbutjes të ndikimit të erërave të forta.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci