Të fundit

Zviceranët ‘befasohen’ nga gazetarët shqiptarë në konferencë, Shaqiri merr rolin e përkthyesit

Xherdan Shaqiri është dashur ta luaj rolin e përkthyesit në konferencë për media para ndeshjes mes Zvicrës e Kosovës.

Në mungesë të një përkthyesi Shqip-Gjermanisht, Xherdan Shaqiri është dashur të përkthej për përzgjedhësin Murat Yakin.

Në pyetjen e gazetarit Shkëlqim Xhaqkaj “se si do të reagoj ekipi i Zvicrës duke pasur parasysh se stadiumi në Basel pritet të jetë i mbushur me rreth 70 përqind shqiptarë”, Shaqiri është dashur të përkthej pyetjen për selektorin Yakin.

Xhaqkaj kishte bërë edhe një pyetje më herët në gjuhën shqipe, duke e “detyruar” Shaqirin të përgjigjet në gjuhën angleze, për shkak të mungesës së një përkthyesi Shqip-Gjermanisht.

Zvicra e Kosova do të përballen nesër me fillim nga ora 20:45 në Basel, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci