Të fundit

Avni Kastrati emërohet u.d. i drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten ka emëruar Avni Kastratin, ushtrues detyre të drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

“Procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave është ndër prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ai duhet bazuar në të dhëna të besueshme dhe profesionistë të përkushtuar ndaj suksesit të nismës”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Gjatë takimit, sipas njoftimit, Kastrati e njoftoi kryeministrin rreth sfidave dhe problemeve të shumta brenda Agjencisë të cilat e kanë ngadalësuar edhe procesin e regjistrimit.

“Menaxhmenti i ri dhe një frymë e re e përkushtimit ndaj rezultatit është e domosdoshme për zbatim dhe finalizim të procesit të regjistrimit të popullsisë. Kastrati, tanimë në detyrë të re, do të njoftojë Kryeministrin Kurti ditëve në vijim me hapat e radhës në kuadër të procesit regjistrimit, pas sigurimit të pajisjeve teknike për këtë proces”, vijon njoftimi.

Procesi i regjistrimit të popullsisë ka më shumë se një vit që vazhdon të shtyhet.

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci