Të fundit

Konjufca bën thirrje për shtimin e presionit ndaj Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka marë pjesë në Konferencën e 11-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Shteteve të Evropës Juglindore në Budapest të Hungarisë.

Konferenca ka fokusuar diskutimet rreth procesit të integrimit evropian të vendeve të këtij rajoni, duke përfshirë pikëpamjet dhe përvojat nga parlamentet në mbështetje të agjendës së reformave për avancimin drejt Bashkimit Evropian.

Në fjalën e tij para pjesëmarrësve, Kryetari Konjufca ka theksuar rëndësinë e unitetit evropian në përballje me rreziqet aktuale, duke përmendur agresionin rus në Ukrainë dhe përpjekjet për të përhapur konflikte në rajon.

Ai gjithashtu ka denoncuar përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës në shtator të vitit të kaluar dhe ka bërë thirrje për shtimin e presionit ndaj Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, duke theksuar nevojën për njohje reciproke dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.

Kryetari Konjufca gjithashtu ka evidencuar progresin e Kosovës në procesin integrues, duke përmendur një plan kombëtar reformash integruese dhe rolin kyç të Kuvendit të Kosovës në miratimin dhe ristrukturimin e ligjeve për të përmbushur kriteret e BE-së. Ai ka vënë në pah se Kosova sheh BE-në si një bashkësi politike që respekton vlerat demokratike dhe liritë e individëve.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci