Të fundit

Kuqezi në Gjermani – Shqipëria kualifikohet në Evropian

Për herë të dytë në histori, kombëtarja shqiptare ka arritur kualifikimin në Kampionatin Evropian. Pas suksesit në “Euro 2016”, Shqipëria do të ketë një vend edhe në Evropinain e vitit 2024 që do të mbahet në Gjermani.

Të udhëhequr nga trajneri Sylvinho, Shqipëria siguroi kualifikimin një ndeshje pa mbaruar cikli kualifikues.

Shqipëria barazoi në udhëtim me Moldavinë, por ishte ky një barazim që kishte shijen e fitores.

Golin e vetëm për pikën e vlefshme për në Berlin e shënoi sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi.

Ai u tregua i saktë nga penalltia duke shënuar njërin prej golave më të rëndësishëm për Shqipërinë.

Kombëtarja shqiptare arriti kualifikimin nga Grupi E ku për kundërshtarë kishte Çekinë, Poloninë, Moldavinë e Ishujt Faroe.

Festën e madhe Shqipëria do ta shijojë të hënën ku do të pres në shtëpi Ishujt Faroe, për të festuar triumfun e arritur para shikuesve shqiptar në “Air Albania”.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci