Shqipëria siguroi kualifikimin në Kampionatin Evropian pas barazimit me Moldavinë.
Pas rënies së bilbilit nga gjyqtari skocez, festa filloi në Moldavi, me lojtarët dhe tifozët kuqezi që u bënë një.
Së bashku me ta u bashkua dhe trajneri Sylvinho, i cili pasi përshëndeti kundërshtarët dhe arbitrat, iu hodh në qafë Bajramit e me radhë lojtarëve të tjerë, për t’u bashkuar më pas me festën e tifozëve.