Të fundit

Pesë shtete kërkojnë hetim për krimet e luftës në Gaza

Pesë shtete kanë bërë thirrje për nisjen e një hetimi për krimet e luftës mbi situatën në Gaza dhe Bregun Perëndimor, ka thënë prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, raporton SKynews, transmeton Klan Kosova.

Kërkesa është bërë nga Afrika e Jugut, Bangladeshi, Bolivia, Komoret dhe Xhibuti, tha prokurori Karim Kahn.

Afrika e Jugut tha se referimi ishte bërë “për të siguruar që ICC i kushton vëmendje urgjente situatës së rëndë në Palestinë”.

Duhet të theksohet se GJNP-ja tashmë ka një hetim në vazhdim për “situatën në Shtetin e Palestinës” për krime të dyshuara lufte të kryera që nga 13 qershori 2014.

Kjo do të thotë se kërkesa e sotme do të ketë ndikim praktik të kufizuar.

Muajin e kaluar, Kahn tha se zyra e tij kishte juridiksion si për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, ashtu edhe për çdo krim të kryer si pjesë e përgjigjes së Izraelit.

Në një deklaratë, zyra e prokurorit tha se deri më tani kishte “mbledhur një vëllim të konsiderueshëm informacioni dhe provash” mbi krimet në territoret palestineze dhe gjithashtu të kryera nga palestinezët.

Izraeli nuk është anëtar i gjykatës dhe nuk e njeh juridiksionin e saj.

GJNP mund të hetojë shtetasit e shteteve joanëtare në rrethana të caktuara, duke përfshirë kur pretendohet se krimet janë kryer në territoret e shteteve anëtare.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci