Të fundit

Shumë të plagosur nga të shtënat në një spital në SHBA

Shumë njerëz janë plagosur në një sulm të armatosur në një spital në New Hampshire të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka bërë të ditur policia.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 16:00, sipas kohës lokale, apo 22:00 sipas orës në Kosovë, të premten, në spitalin e qytetit të Concordit, shkruan BBC.

Sipas zyrtarëve amerikanë, i dyshuari ka vdekur gjatë incidentit dhe situata është nën kontroll. Mbetet e paqartë se sa njerëz janë lënduar.

Besohet se rasti ka ndodhur në një klinikë psikiatrike.

Policia ka thënë se është në vend të ngjarjes dhe po merret me rastin.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci