Të fundit

Kur pritet të bie borë në Kosovë? Ky do të jetë moti për dy javët e ardhshme

Sot do të mbajë mot më i ftohtë, me erë, intervale më të gjata me diell por edhe vransira kohëpaskohe, derisa viseve malore mund të ketë edhe ndonjë rrebesh bore, sipas “Mendimi për motin”, raporton Express.

Fjolla bore mund të bien edhe nga rrafshi i Kosovës duke shkuar nga mbrëmja me rënie të temperaturave.

“Gjatë natës vransirat mbeten mbi vend, aty këtu edhe vazhdojnë reshje lokale shiu, apo edhe bore në vise kodrinoro-malore mbi 700 e 800m lartësi mbidetare. Ditën e shtunë do të mbajë mot më i ftohtë, me erë, intervale më të gjata me diell por edhe vransira kohëpaskohe. Viseve malore mund të ketë edhe ndonjë rrebesh bore. Fjolla bore mund të bien edhe nga rrafshi i Kosovës duke shkuar nga mbrëmja me rënie të temperaturave. Minimalet zbresin edhe deri në 1C e 3C, ndërsa ato maksimale luhaten ndërmjet 5C e 8C. Era do të fryjë e fuqishme nga veriu e veriperëndimi, me hove deri në 20m/s (70km/h). Intervale më të gjata me diell parashihen për ditën e diel dhe të hënë. Temperaturat shënojnë rritje edhe deri në 12C e 13C të hënën. Vransirat dhe të reshura të shumta shiu rkthehen nga dita e martë”, thuhet në njoftim.

Reshje më të shumta shiu parashihen për javën e ardhshme, me temperatura paksa nën vlera mesatare, ndërmjet 5C e 8C maksimalet, derisa ato minimale mbesin kryesisht në vlera pozitive mbi 0C.

“Gjasa për të reshura mbeten edhe në javën e fundit të nëntorit, që duke kaluar nga dhjetori, e me rënie të temperaturës mund të jenë edhe dëbore”, thuhet tutje në njoftim.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci