Të fundit

Bastisje në 11 lokacione, Prokuroria jep detaje për aksionin në veri ku u arrestuan 9 zyrtarë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dalë me komunikatë për media lidhur me aksionin e përbashkët me Doganën e Kosovës të realizuar në 11 lokacione ku janë mbështetur nga policia e Kosovës.

Në këto bastisje janë arrestuar 9 zyrtare për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’Marrja e ryshfetit”, shkruan Paparaci.com.

Dyshimet janë të bazuara në një hetim të udhëhequr nga Prokuroria Speciale, Dogana e Inspektorati Policor ku nën hetime ka qenë edhe një zyrtar policor.

“Gjatë këtij aksioni janë grumbulluar prova që mbështesin dyshimin se këta nëntë (9) zyrtarë, tetë (8) nga të cilët janë zyrtar të Doganës dhe një (1) zyrtar policor nga Policia kufitare, kanë qenë të përfshirë në veprat për të cilat dyshohen.”, thotë komunikata.

Nga ky aksion janë sekuestruar; Njëzet (20) plomba zyrtare të Doganës së Kosovës; Dhjetë (10) telefon së bashku me katër (4) sim kartela; Një pistoletë e kalibrit 9 mm me tre karikator dhe 9 fishek, me leje; Gjashtëmbëdhjetë (16) copë municion jo zyrtar.

Ky është njoftimi i plotë:

Arrestohen tetë zyrtar të doganës dhe një zyrtar policor për keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrja e ryshfetit

Prishtinë, 18 nëntor 2023 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Doganën e Kosovës, dhe mekanizmat relevantë, është zhvilluar një aksion për kontroll në njëmbëdhjetë lokacione, i cili është mbështetur nga Policia e Kosovës.

Prokuroria Speciale njofton se kontrolli është bërë me qëllim të mbledhjes së provave dhe ndalimit të nëntë (9) zyrtarëve të dyshuar për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’Marrja e ryshfetit”.

Dyshimet janë bazuar në një hetim të gjatë të udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe të zbatuar nga Dogana e Kosovës dhe Inspektorati Policor, pasi që nën hetime ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor.

Gjatë këtij aksioni janë grumbulluar prova që mbështesin dyshimin se këta nëntë (9) zyrtarë, tetë (8) nga të cilët janë zyrtar të Doganës dhe një (1) zyrtar policor nga Policia kufitare, kanë qenë të përfshirë në veprat për të cilat dyshohen.

Po ashtu, nga ky aksion janë sekuestruar sende tjera të rëndësishme për procedurë të mëtutjeshme hetimore si:

Njëzet (20) plomba zyrtare të Doganës së Kosovës

Dhjetë (10) telefon së bashku me katër (4) sim kartela

Një pistoletë e kalibrit 9 mm me tre karikator dhe 9 fishek, me leje

Gjashtëmbëdhjetë (16) copë municion jo zyrtar. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

“Jemi dëshmitarë të fenomenit të eskortave”: Kirurgu plastik pyetet për operacionet plastike te vajzat shqiptare, flet mbi arsyet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci