Të fundit

Rashica, Krasniqi e Muric nuk luajnë kundër Zvicrës, në dyshim edhe për Bjellorusinë

Milot Rashica, Ermal Krasniqi dhe Arijanet Muric do të mungojnë në ndeshjen e sotme të Kosovës ndaj Zvicrës. Kjo është raportuar nga “FootballKosovo” të cilët thonë se të njëjtat informacione janë konfirmuar edhe nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Kosova do të hyjë në ndeshje e hendikepuar, ndeshje kjo, që në rast të fitores do t’i mbante gjallë shpresat matematike të Kosovës për kualifikim në evropian, shkruan Paparaci.com.

Sipas informacioneve të publikuara, Rashica është lënduar në fund të treningut të djeshëm dhe pas ekzaminimeve mjekësore është ardhur në përfundim që ai nuk mund të luaj ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë.

Ermal Krasniqi në anën tjetër ishte lënduar disa ditë më herët dhe pavarësisht dedikimit të tij dhe tentimeve të stafit mjekësor, ishte e pamundur të luante sot.

Megjithatë, Krasniqi vazhdon të punojë që të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Bjellorusisë.

Në anën tjetër, gardiani i portës së dardanëve, Arijanet Muric është me grip gjë që e ka penguar të marrë pjesë në treningun përfundimtar dhe ai nuk do të luajë sot. /Paparaci.com/

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci